Foto-ilustrim

Aksident trafiku në Librazhd, humb jetën një 18-vjeçar

Një person ka vdekur e tre janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga 21-vjeçari M.Z. ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra poshtë tranversës.

Për pasojë ka humbur jetën D. B., 18-vjeç, ndërkaq janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë, të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftim.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./Top-Channel