Foto-ilustrim

Aksident trafiku në lagjen “Bregu i Diellit” (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te udhëkryqi te salla “1 Tetori” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por në foton e dërguar nga një qytetar shihet dëmtimi i automjeteve për shkak të përplasjes.

Kjo është foto nga vendi i ngjarjes.