Aksident trafiku mes një kamioni të KFOR-it dhe një veture në Vushtrri

Një kamion i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, është aksidentuar me një veturë civile në Vushtrri.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga rasti në fjalë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:30.

Në fotografitë që janë dërguar në redaksi shihet se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia e Kosovës.