Aksident në Veternik - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në lagjen Veternik të kryeqytetit.

Qytetarët kanë dërguar në KALLXO.com një video, në të cilën shihet se aksidenti ka shkaktuar kolona.

Në video po ashtu shihet se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.