Ilustrim

Aksident në Siqevë të Prishtinës, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Siqevë të Prishtinës, ku është përfshirë një veturë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për KALLXO.com ka thënë se si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas tij, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.

Aksidenti ka nodhur rreth orës 14:00.