Aksident në rrugën Rahovec - Malishevë, raportohet për të lënduar - VIDEO

Një aksident rafiku ka ndodhur sot në rrugën Rahovec – Malishevë sot rreth orës 13:00.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura e aksidentuar.

Në pamje po ashtu shihet edhe një person i cili është shtrirë në tokë si pasojë e lëndimeve.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë vesh rrethanat e aksidentit, mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje.