Aksident në rrugën Podujevë-Merdarë, vdes biçiklisti 30-vjeçar

Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Podujevë – Merdarë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një biçiklist dhe si pasojë e aksidentit, biçiklisti 30-vjeçar ka humbur jetën.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – ka thënë Borovci.