Aksident në Ferizaj, lëndohen katër persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj, me ç’rast katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin oër KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Kanun Veseli, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18:20 policia rajonale ka pranuar një informacion se në rrugën “Naim Beka ” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë aksidentuar dy vetura. Për pasojë e këtij aksidenti, veç dëmeve të shkatuara materiale në vetura, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Veseli thekson se në vendin e ngjarjes  kanë dalë hetuesit e aksidenteve.