Aksident në afërsi të Badovcit - FOTO

Një askident mes dy makina ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit, në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara nga një qytetar në redaksinë e KALLXO.com, shihen edhe pjesëtarë të Policisë në rrugë.

Në aksident dyshohet se janë të përfshira dy vetura në rrugën dytësore në afërsi të Badovcit.

Kolona të gjata sipas qytetarit janë krijuar në drejtim të Prishtinës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.