Foto-ilustrim

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Burime të KALLXO.com thonë se në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete dhe se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas zëdhënësit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00, afër udhëkryqit të Janjevës, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit. Menjëherë janë lajmëruar edhe ekipet e emergjencës dhe procedura tjera janë ende ne proces”, ka thënë Hoxha.