Aksident me të lënduar në rrugën Mitrovicë- Prishtinë

Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 15:00, në rrugën  nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor fshati Debërllukë.

Aksidenti është konfirmuar nga Policia.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për KALLXO.com.