Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, veturat përfshihen nga zjarri

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Dollc të Klinës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast pas aksidentit veturat janë përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Në aksident ishin të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë, e që pastaj të dyja janë përfshirë nga zjarri. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka treguar se njëri nga tre personat është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy personat e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës.