Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Ahmeti: U rimbursuan 3,000 qytetarë të prekur me COVID-19, të tjerët ditëve në vijim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se Thesari i shtetit ka bërë ekzekutimin e pagesave për 3 mijë persona të prekur me COVID-19.

Ahmeti ka thënë se ditëve ne vijim do rimbursohen edhe aplikantët e tjerë nga lista prej rreth 6 mijë personave.

“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid-19 për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës!,” ka thënë Ahmeti.

Ekzekutimi i këtyre pagesave është bërë me vonesë për shkak të mbylljes së vitit fiskal nga Ministria e Financave në dhjetor të vitit 2020.

Prishtina fillon me ekzekutimin e pagesave për COVID-19, këto janë kodet unike të përfituesëve