Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së. Foto: Atdhe Mulla

Ahmeti: Po hapet rruga për bashkëpunim me LDK-në

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se takimi me Isa Mustafën ishte pozitiv dhe në frymë të bashkëpunimit.

“Mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim mes PSD-së dhe LDK-së”, tha ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni parazgjedhor me këtë parti, Ahmeti u shpreh se LDK mendon të shkojë në zgjedhje e vetme, megjithatë tha se mbetet një frymë bashkëpunimi ku i kanë të hapura të gjitha temat.

Ahmeti ka thënë më shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor.