Agim Veliu komenton kandidaturën e Behgjet Pacollit për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë për KALLXO.com se nuk janë në fazën e diskutimit për kandidaturën për president të Behgjet Pacollit nga Aleanca Kosova e Re.

“Nuk jemi në atë fazë”, ka thënë shkurt Veliu kur është pyetur nëse LDK e përkrah kandidaturën e Pacollit.

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se kandidati për president të Kosovës nga radhët e kësaj partie do të jetë Behgjet Pacolli.

Murseli ka thënë për KALLXO.com se Pacolli është kandidati i AKR-se dhe si koalicion me LDK-në janë të koordinuar.

“[Të koordinuar] Për çdo gjë që lidhet me koalicionin tonë”, tha ai për KALLXO.com.

AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në një listë të përbashkët me atë të LDK-së.

Ndonëse Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, deri më tani kandidaturën për president e kanë bërë publike edhe Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani.