Ilustrim

Afër 20 mijë të vdekur në Spanjë nga coronavirusi

Në Spanjë gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi 318 viktima nga COVID-19 dhe mbi 2,157 raste të reja.

19,130 është numri i personave të cilët kanë pësuar nga ky virus, sipas Worldometers.

Gjithsej numri i të prekurve në Spanjë ka shkuar në 182,816 të prekur, duke bërë që ky shtet të jetë më i prekuri në rajonin Evropian nga COVID-19.

74,797 janë shëruar ndërsa janë 88,889 raste aktive.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është mbi 2 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 142,707. Vetëm sot janë raportuar mbi 42,924 raste.