Ilustrim

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore të Kanadasë

Një aeroplan tregtar rus fluturoi në hapësirën ajrore kanadeze, pavarësisht masave të vendosura nga Kanadaja që parandalojnë çdo aeroplan rus të hyjë në territorin e saj.

Ministria e Transportit e Kanadasë tha se do të rishikojë sjelljen e fluturimit 111 të kompanisë ruse, Aeroflot, dhe se “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të duhura”.

 

Sipas ueb-faqes së gjurmimit të fluturimeve Flight Aware, aeroplani po fluturonte të dielën për në Moskë, pasi u nis nga qyteti Majami në Florida të ShBA-së.

Kanadaja, së bashku me disa vende perëndimore, kanë mbyllur hapësirën ajrore ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

ShBA-ja tha se është duke konsideruar një veprim të ngjashëm./REL