Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abdixhiku: Qytetarët duan ta ndjenjë dorën e shtetit

Lumir Abdixhiku kryetar a Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se nuk pret nga qeveria të bëjë mrekulli menjëherë, por pret që ta kuptojnë seriozitetin e situatës me pandeminë.

Këtë deklaratë Abdixhiku e bëri gjatë debatit parlamentar për gjendjen COVID-19 në Republikën e Kosovës.

“Zgjidhje nuk pres por pres përkushtim. Ndjeshmëria tregon përkushtim, përkushtimi tregon përpjekje edhe kryeministri jonë s’po përpiqet fare, është humbë, është zhdukë, s’e gjenë kurrkush sa herë bëhet fjalë për pandeminë”, tha Abdixhiku pasi kryeministri nuk ishte prezent në seancë.

Abdixhiku, ka përmendur edhe zgjedhjet në Shqipëri.

“Jo të interesuar për qytetarët nga burojnë vet por të nisen nga këtu si pushtet dhe të përfundojnë si opozitë në një shtet tjetër. Shqipëria e ka politikanët e vet, e vaksinat edhe hapjet ekonomike që ju vijnë në verë. E qytetarët e Kosovësj mbesin në pritje të vaksinave, ekonomisë së mbyllur, vdekjeve në vazhdimësi”, tha ai.

Abdixhiku tha se qytetarët duan të ndjenjë dorën e shtetit, të vaksinohen, të hapen dhe t’i kthehen normalitetit.

“Dilju zot kryeministër, edhe kur s’mundesh të paktën përpiqu”, përfundoi ai.