A do të mbahen zgjedhjet lokale? Flet Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media tha se shtyrja e zgjedhjeve lokale në vend, bëhet vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor.

“Natyrisht mendimi i ekspertëve do të jetë ai mendim dhe vendimin do ta marrin në bazë të tyre”, tha shkurt Vitia.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor. Vitia në këto zgjedhje po garon për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Këto deklarata Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare lidhur me situatën e rënduar me COVID-19.

Problemet me terminet për vaksinim, Vitia e pranon se nuk kanë më shumë vaksina – VIDEO