Problemet me terminet për vaksinim, Vitia e pranon se nuk kanë më shumë vaksina - VIDEO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se është numri i vaksinave që janë në stoqe që e përcakton edhe numrin e vaksinimeve.

I pyetur për problemet e shumë qytetarëve për terminet për vaksinim, ai ka deklaruar se e gjitha varet nga numri i vaksinave që kanë në dispozicion dhe se nuk mund të lejojnë më shumë termine derisa nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të lejuar termine më shumë.

Ai ka thënë se aktualisht në stoqe kanë 38 mije vaksina Pfizer, 10 mijë prej tyre janë të shpërndara nëpër qendrat e vaksinimit në Komuna, kurse Astra Zeneca ai tha se në stoqe janë 132 mijë vaksina.

Këto deklarata Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare lidhur me situatën e rënduar me COVID-19.

Vitia tha se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit. I njëjti ka bërë thirrje edhe që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer.

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar”, ka thënë ai.

Ministri Vitia tutje u ka bërë thirrje të vaksinuarve të shtojnë kujdesin, për shkak se edhe ata mund ta përhapin atë për shkak të variantit Delta.

Kurti: Nga nesër do shtohen edhe 85 inspektorë për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-COVID

Nga nesër Policia me orar 12 orë në ditë