Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt. Foto: Facebook.

A do të garojë prapë Bekim Jashari për kryetar të Skenderajt?

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në debatin “Jeta në Komunë” ka pohuar se do të kandidojë përsëri për të parin e kësaj Komune.

Ai u përgjigj shkurt duke thënë: “Me kësmet!”.

Jashari theksoi se në janarin e vitit të ardhshëm do të vendosë nëse do të krijojë subjekt politik të tij apo do t’i hyjë garës si i pavarur.

“S’i dihet. Presim janarin e vitit të ardhshëm se do të themeloj parti a do të kandidoj kështu i pavarur. Herët jemi kemi kohë”, tha Jashari.

Bekim Jashari i kishte hyrë garës në zgjedhjet e 2017-ës si kandidat i pavarur.

Në debatin “Jeta në Komunë”, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile kanë diskutuar mbi qeverisjen lokale.