51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK, një nga ta në gjendje të rëndë

Janë gjithsej 51 pacientë të prekur nga COVID-19 që po marrin tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

17 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa 34 te tjerë janë pacientë post-COVID.

Sipas ShSKUK-së, një pacient është duke marrë mjekim intensiv pasi që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tutje është njoftuar se 15 pacientë të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

ShSKUK ka publikuar raportin ku tregohet se ku janë duke u trajtuar pacientët sipas klinikave dhe spitaleve të përgjidhshme.

Raporti është ky:

Klinika Infektive – 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë – 31 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 1 pacient

Spitali i Prizrenit – 2 pacientë

Spitali i Gjakovës – 7 pacientë

Spitali i Pejës – 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës – 1 pacient

Spitali i Ferizajt – 2 pacientë.