507 patentë/shoferë të konfiskuar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, 38 me dëme materiale.

Ndërkaq, 2275 tiketa trafiku të shqiptuara.

Në anën tjetër 31 persona janë arrestuar, 23 janë dërguar në mbajtje, dhe 5 në vuajtje të dënimit.