4 të vdekur dhe 631 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur me COVID-19 dhe 631 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu janë kryer 3,700 testime dhe janë shëruar 580 qytetarë.

Sipas njoftimit të MSH-së, janë 7 mijë e 827 pacientë aktiv në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rëndë.

MSh ka njoftuar shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: 293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 raste në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 raste në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 raste në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 raste në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 raste në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 raste në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga një rast në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve./ Top Channel.