275 refugjatë afganë kanë mbërritur në Shqipëri

Grupi i dytë dhe i tretë i shtetasve afganë, që mbërritën në Shqipëri, janë akomoduar në Tiranë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se 154 afganë janë akomoduar tashmë në kryeqytet. Aeroplani i dytë, që u nis nga Kabuli mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 22:45, me 95 pasagjerë në bord, mes të cilëve 2 foshnje.

Pas mesnate, rreth orës 01:00 mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë.

Dy ditë më parë, rreth orës 23:00 arriti aeroplani i pari me 121 afganë. Ata janë akomoduar në strukturat hoteliere të Golemit.

Refugjatët politikë, që janë evakuuar me sukses nga Kabuli do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, deri në momentin kur të pajisen me vizat amerikane.