22 vjeçari gjendet i vdekur brenda shtëpisë në Pejë

Një 22 vjeçar është gjetur i vdekur para rreth një ore brenda shtëpisë së tij në fshatin Banjë të Pejës.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Rreth orës 11:35 kemi pranuar informacionin se në fshatin Banjë të Pejës një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka shtuar se në në bazë të informacioneve të deritanishme, në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i hetimeve rajonale dhe prokurori i shtetit të cilët po merren me rastin.