21 ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

Gjithsej 21 ushtarë u vranë në një sulm në Gazan qendrore në 24 orët e fundit sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria izraelite. Ky rast është humbja më e madhe e jetërave në radhët e ushtrisë izraelite që nga fillimi i luftës. 

Sipas zëdhënësit kryesor ushtarak, sulmi ndodhi kur ushtarët po përgatisnin eksploziv për t’i rrënuar dy ndërtesa të hënën ndërkohë një militant qëlloi një granatë me raketa në një tank aty pranë, duke shkaktuar shpërthimin para kohe. Ndërtesat u shembën mbi ushtarët.  

Fushata e bombardimeve në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Gaza ka vazhduar që nga vrasja dhe rrëmbimi i 7 tetorit nga njerëz të armatosur të Hamasit që la rreth 1200 njerëz të vrarë në Izrael dhe më shumë se 240 të marrë peng, më shumë se 130 prej të cilëve janë ende në robëri, të gjallë ose të vdekur.

Para incidentit të së hënës, ushtria izraelte ka thënë se 198 ushtarë izraelitë kanë vdekur që nga fillimi i operacioneve ushtarake në Gaza.

Në javët e fundit, fokusi kryesor i ushtrisë izraelite ka qenë në Gazën jugore, me luftime intensive rreth qytetit të Khan Younis./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala