COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

2 të vdekur dhe 59 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit, meqë rast dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ndërsa nga 2 mijë e 816 mostra të marra, 58 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 156 persona.

Numri total i qytetarëve të prekur me COVID-19 është 107 mijë e 178 raste ndërsa kanë kanë vdekur 2 mijë e 239 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 840.