Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

18 vjeçari nga Libia arrestohet për vjedhje në objektin e kultit fetar në Gjakovë

Një 18 vjeçar, shtetas i Libisë, është arrestuar gjatë ditës së sotme në Gjakovë, nën dyshimet për vjedhje në objektin e kultit fetar “Teqja e Sheh Ruzhdisë”.

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com, duke thënë se vjedhja ka ndodhur me 4 mars, rreth orës 16:00.

“Pas veprimeve operative – hetimore është arritur të identifikohet i dyshuari dhe sot rreth orës 13:00 është realizuar arrestimi i R.S., 18 vjeçar, i cili është shtetas i Libisë, dhe i njëjti  ka ikur nga qendra e azilkërkueseve në fshatin Magure të Lipjanit”, ka thënë Xhurkaj.

Ai ka shtuar se i dyshuari për këtë rast është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, përkthyesit dhe me urdhër te prokurorit kujdestar është ndaluar për 24 orë.

“Hetuesit policor janë në vazhdimësi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste tjera të vjedhjeve, ku mund të jetë i dyshuari i vetëm apo në grup”, ka thënë Xhurkaj për KALLXO.com.