Ushtari i FSK-së. Foto: KALLXO.com/Shkodrane Dakaj
108 milionë euro u shfrytëzuan për armatimin e FSK-së gjatë vitit 2023
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes se gjatë vitit 2023 janë shfrytëzuar 108 milionë euro për blerje të armatimit.
Rritja prej 100% e buxhetit për armatim, sipas tij, ka bërë të shfrytëzohen 108 milionë nga 115 milionë sa ishin ndarë për blerje të sistemit të avancuar të armatimit.
“Me këto mjete kemi avancuar sistemet e nevojshme për të ngritur kapacitetet tona mbrojtëse”, delaroi Maqedonci në raportimin në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje për raportin vjetor 2023.
Ministri Maqedonci gjatë raportimit para mbikëqyrësve parlamentarë me 12.02.2024, është pyetur edhe për transportin, uniformat dhe pajisjet e FSK-së.
Ai e ka pranuar se çështja e uniformave ka qenë sfidë për Ministrinë e Mbrojtjes.
Maqedonci është emëruar ministër në gusht të vitit 2023, me vendim të kryeministrit, Albin Kurti.