Ilustrim
10 të vrarë e "dhjetëra" të plagosur nga sulmi me armë zjarri në një universitet në Pragë
10 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në qendër të Pragës, njofton policia çeke, raporton BBC.
Policia thotë se personi i armatosur është “eliminuar” dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.
Presidenti çek, Petr Pavel është shprehur i tronditur nga incidenti. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti u shprehu ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.
Ai gjithashtu falënderoi banorët e Pragës për “respektimin e udhëzimeve të forcave të sigurisë”.
Pas sulmit të armatosur që ndodhi sot në qendër të Pragës, Ambasada e Kosovës në këtë vend u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale” – ka thënë Ambasada.
Ambasada ka vënë në dispozicion numrin +420 257 217 775 për qytetarët për çdo kërkesë apo për ndihmë konsullore nëse u duhet.
Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit janë të mbyllura.
“Papritur dëgjova të shtëna-” ka deklaruar një dëshmitare, raporton BBC teksa shton se ishte në vendin e ngjarjes.
Të shtëna me armë në një universitet në Pragë, raportohet për të vdekur