foto: Ilustrim

Të shtëna me armë në një universitet në Pragë, raportohet për të vdekur

Policia në Pragë të Republikës Çeke ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një universitet në qendër të qytetit, ku si pasojë disa njerëz janë vrarë dhe “dhjetëra” të tjerë janë plagousur, raporton BBC.

Policia thotë se personi i armatosur ishte “eliminuar” dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.

Raportet thonë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit janë të mbyllura.

“Papritur dëgjova të shtëna-” ka deklaruar një dëshmitare, raporton BBC teksa shton se se ishte në vendin e ngjarjes.

Një email drejtuar stafit në fakultetin e filozofisë të Universitetit Charles, i parë nga Reuters, paralajmëroi stafin për të shtënat.

Në të shkruhej se “Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobiljet para derës, fikni dritat”.

Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik.