Ilustrim - Policia në aksion

Gjakovë – Sulmohet me armë zjarri kombi-busi me udhëtarë 

Një sulm me arme zjarri ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës. Cak i këtij sulmi ka qenë një kombi-bus me udhëtar.

Ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke vozitur, një veturë tjetër që ishte në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kombi-busit i cili ishte me udhëtar.

Pas sulmit me armë zjarri, vetura e dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që e njëjta veturë është gjetur duke u djegur pas disa minutave në hyrje të fshatit Vraniç.

Zjarrin në veturë e ka shuar njësiti i zjarrfikësve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ky incident nuk ka pasur të lënduar por as të arrestuar.