Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Dy të vdekur në Lezhë, dyshohet të jenë vrarë
27.4.2020 - 17:49
Dy persona janë gjetur sot të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60-vjeç, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën nga të shtëna me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes./21Media