Foto-ilustrim

Shëngjin, dy të plagosur me armë zjarri

Dy persona janë plagosur me armë në orët e mbrëmjes në një lokal në Shëngjin, përkatësisht te “Rana e Hedhun”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Të plagosurit janë shtetas të Shqipërisë dhe kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Organet e rendit në Shqipëri kanë bërë të ditur se kanë identifikuar autorët e plagosjes por ata janë ende në arrati.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”- thuhet  në njoftim.