Foto: Policia e Shtetit

Lezhë, asgjësohen mbi 400 bimë kanabis

Policia e Shtetit ka asgjësuar 436 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, në Lezhë.

Asgjësimi i këtyre bimëve është bërë përmes djegies në kuadër të operacionit “Imazhi”.

“Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dron, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij operacioni, në zona të ndryshme të rajonit të Lezhës, janë asgjësuar në total 16 mijë e 573 bimë narkotike kanabis sativa.