Ilustrim: Pixabay

Lezhë, futbollisti e rrah arbitrin, e bën për spital

Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin B.Z., futbollist i ekipit “FK Shënkolli” nën dyshimin se ka rrahur arbitrin e ndeshjes.

Për shkak të lëndimeve arbitri A.K., 34-vjeçar, është dërguar në spital.

Rasti, sipas Policisë së Shtetit, ka ndodhur të shtunën gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti” në Lezhë.

I arrestuari po dyshohet për veprën penale – goditje për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.