Sebastian Kurz, ish-kancelar i Austrisë

Kurz shtron drekë me 5 kryeministra të rajonit

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë ka organizuar një drekë pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet edhe perspektiva evropiane e rajonit.

Siç njoftojnë nga zyra e Kurzit, në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq; Malit të Zi, Dushko Markoviq; Kosovës, Ramush Haradinaj; dhe Serbisë, Ana Brnabiq.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij për shkak të problemeve të brendshme politike që po ndodhin në vend.

Në takim do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe.