Varfërohet drama shqipe, vetëm një fitues nga konkursi ‘Katarina Josipi’
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se drama “Hekurudha”, më shifrën “ABCD” është shpallur fitues i konkursi të dramës origjinale shqipe, “Katarina Josipi”, duke fituar çmimin e parë të konkursit për 2021.
Sipas MKRS-së, juria vlerësues e konkursit nuk ka ndarë çmimin e dytë dhe të tretë, me arsyen se nuk kishte tekste që meritonin këto çmime.
“Juria vlerësuese ka vendosur që të mos ndajë vendin e dytë dhe të tretë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi’ meqë ka konsideruar se nuk ka prurje”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin që mban vulën e Doruntina Bashës, kryesuese e Jurisë vlerësuese të çmimeve.
Pos sipas këtij njoftimin, fituesi duhet të lajmërohet në MKRS për tu identifikuar dhe tërhequr çmimin.
Fituesi i vendit të parë të këtij çmimi shpërblehet me 3600 euro.