Prokuroria, Foto: KALLXO.com

“Ka lënë letër të shkruar me dorë” - çka thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vetëvrasjen në Çagllavicë?

Skender dhe Albion Tasholli – babë e bir janë të dyshuarit e Prokurorisë për shtyrje në vetëvrasje të B.S në magjistralen Prishtinë-Ferizaj më 14.05.2024.

B.S. ishte gjetur i varur në litar në një garazhë të autosallonit N.N rreth orës 07:55.

Ndaj të dyshuarve ka kërkuar masën e paraburgimit Prokuroria e Prishtinës, kurse i dyshuari tjetër Ekrem Gashi është ende në kërkim policor.

Çka thotë Dosja e Prokurorisë?

Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, të dyshuarit i kanë bërë presion viktimës të kontraktojë një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.

Këtë, dosja thotë se të dyshuarit e kanë bërë duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiarë dhe me këtë kanë kërkuar shuma të parave me fajde dhe për shkak të kërcënimeve kanë shtyt B.S. të kryejë vetëvrasje.

Dosja thotë se viktima kishte lënë një letër të shkruajtur me dorë ku kishte treguar se të pandehurit e kishin “shti” në fajde.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se nuk është hera e parë që bien ndesh me ligjin, dhe se meqë një i dyshuar është në arrati, Prokuroria ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme.

Tutje, në arsyetimin e kërkesës për paraburgim thuhet se ekziston rreziku se të njëjtit do ta përsërisin veprën penale.

Veprat penale me të cilat ngarkohen të dyshuarit Tasholli janë “shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje si dhe “fajdeja” nga Kodi Penal i Kosovës.

Të dyshuarit Tasholli gjenden nën masën e ndalimit nga data 14.05.2024 nga ora 21:20 dhe për masën e sigurisë ndaj tyre pritet të vendosë Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës së Prishtinës.

Rasti i dyshuar për shtytje në vetëvrasje, reagon asamblistja e LDK-së pas arrestimit të vëllait dhe babait të saj

Dyshimet për shtytje në vetëvrasje në Graçanicë, Prokuroria po heton rastin edhe për fajde