'New Collectivism' dhe 'NSK' i dhurojnë një vepër Galerisë Kombëtare

Fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës është pasuruar edhe me një vepër të re arti. Përmes një njoftimi në Facebook, GKK-ja ka njoftuar se ‘New Collectivism’ dhe ‘NSK’ i kanë dhuruar kësaj galerie veprën,  “New world Order”.

Tani e tutje kjo vepër është pjesë e koleksionit të GKK-së, dhe së shpejt do të ekspozohet edhe në galeri.

“Në postim do të shihni posterin dhe aplikimin e tij në hapësira publike. Së shpejti do të ekspozohet edhe në eksterierin e GKK.  Kjo vepër i është dhuruar Galerisë Kombëtare të Kosovës për koleksionin e saj nga New Collectivism dhe NSK”, thuhet në njoftimin e GKK-së në Facebook.