Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 300 projekte kulturore kërkojnë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për vitin 2022

Mbi 300 projekt-propozime kanë aplikuar në thirrjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje të projekteve kulturore për 2022, në art dhe në trashëgimi Kulturore.

Aplikimi në thirrjen e MKRS për mbështetje të projekteve kulturore këtë vit është mundësuar vetëm online përmes platformës e-kosova, në pesë kategori të thirrjes.

Sipas MKRS, 362 projekt-propozime të Organizatave Jo Qeveritare dhe individëve kanë aplikuar online për të përfituar mbështetjen financiare nga MKRS-ja, prej tyre, 181 janë projekt propozime nga OJQ e po aq, 181 projekte të individëve.

Në bazë të të dhënave të ofruar për KALLXO.com nga MKRS, numri më i madh i aplikimeve për këtë thirrje janë për kategorinë: Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, me 79 projekt-propozime nga OJQ dhe 127 projekt-propozime të individëve.

Grafika e numri të projekt-propozimeve kulturore për 2022, të OJQ-ve dhe individëve, sipas MKRS-së.

 Vlerësimi i projekt-propozimeve, sipas MKRS do të bëhet në dy faza; në vlerësimin administrativ dhe vlerësimin përmbajtjesor.

Thirrja e MKRS është përcjellë më shumë ankesa nga pjesëtarë të komunitetit artistik.

Vështirësitë gjatë aplikimit online dhe kriteret e kërkuara ishin ankesat më të shpeshta për këtë thirrje.

Por, MKRS ka thënë se nuk ka pranuar ankesa lidhur me shqetësime për thirrjen.

 

Ministria e Kulturës ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve kulturore