Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Ministria e Kulturës hap konkurs për vende pune në Teatrin Kombëtar 

Pasi ka dështuar të zgjedhë Udhëheqësin Artistik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për disa vende pune në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Për të plotësuar nevoja e funksionit të TKK-së, MKRS ka hapur konkurs për pranimin e një dramaturgu, një mjeshtër ndriçimi, një rrobaqepës dhe Udhëheqës tekniko- artistik. 

Në shpalljen e konkursi janë dhënë edhe kriteret dhe rroga për secilën pozitë të kërkuar. 

Konkurruese duhet të kenë shkollim adekuat dhe përvojë punë në pozitat që konkurrojnë. 

Data e njoftimit për këtë konkurs do të jetë deri më  7 shtator 2022, ndërsa data e aplikimit nga 8 shtator 2022 deri më 22 shtator 2022. 

Aktualisht, për shkak të pushimeve nuk ka shfaqje në TKK, ndërsa objekti i tij është i mbyllur dhe pritet të rinovohet.

MKRS ende nuk ka bërë të ditur hapësira se ku do ta zhvillojë veprimtarinë TKK-ja deri në përfundimin e rinovimit të objekti.