Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës hap konkurs për logon e Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs publik për dizajnimin e logos së Operës së Kosovës.

Vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga një komision profesional i themeluar nga Ministria, thuhet në njoftimin e MKRS për konkursin.

Fituesi i konkursit do të përfitojë 2,500 euro shpërblim.

“Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë artistët nga Kosova, rajoni dhe bota. Konkursi është i natyrës garuese dhe ideja më e mirë e përzgjedhur do të shpërblehet me 2,500 euro”, thuhet në njoftim.

Konkursi mbetet i hapur deri më 30.11.2021.