‘Manifesta 14’ sjell në Prishtinë fondin arkivor të muzeut ‘Marubi’

Dhjetëra fotografi e materiale nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë, “Marubi” të Shkodrës janë ekspozuar në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Ekspozita është hapur në kuadër të Bienales Evropiane Nomade, “Manifesta 14” që po mbahet në Prishtinë.

Ekspozita është kuruar nga Luçjan Bedeni.

E titulluar “Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, prezanton fotografi të bëra në studion “Marubi”, që pasqyrojnë jetën sociale të banorëve të Shkodrës por edhe më gjerë.

Në vlerësimin kuratorial të “Manifestës”, thuhet se duke prezantuar portrete të jetës politike, kulturore dhe sociale të shekullit të XIX në Shqipëri, Luçjan Bedeni kuron një ekspozitë që hedh dritë në historinë e fotografit të jashtëzakonshëm Pietro Marubi dhe studios së tij me emër mes lenteve të migrimit.

Ndërkaq, kuratori i ekspozitës, Bedeni ka shkruar në konceptin kuarorial se ekspozita e cila instalohet në këtë banesë me arkitekturë orientale, na kujton stilin e strukturës ku Marubbi erdhi e ndërtoi studion e tij fotografike.

“Koncepti kuratorial i ekspozitës ashtë i bazuem në një përzgjedhje imazhesh që na tregojnë edhe për marrëdhënie ndërmjet refugjatëve italian në Shkodrën e shek. XIX”, ka shkruar kuratori Bedeni.

Pamje nga ekspozita, ‘Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane’ | Foto: KALLXO.com.