Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës hap konkurs për çmimin ‘Kadri Kadriu’

Komuna e Mitrovicës ka hapur konkursin për çmimin e arteve pamore “Kadri Kadriu” dhe të drejtë konkurrimi kanë gjithë artistë shqiptarë të artit pamor nga gjithë hapësira shqiptare.

Sipas konkursit të Komunës së Mitrovicës të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij konkursi duhet që punime e tyre t’i dërgojnë deri më 20 nëntor 2019 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” të këtij qyteti.

Punimet e përzgjedhura nga një juri profesioniste do të ekspozohen në ekspozitë që hapet më 28 Nëntor 2019 në Qytetin e Mitrovicës, me ç’rast do të jepen edhe tri çmime për tri veprat më të mira.

Tri çmimet që do të ndahen në ekspozitën e 28 Nëntorit, kanë kundërvlerë monetare. Kështu,  çmimi i parë do të shpërblehet me 1.000 euro, çmimi i dytë me 500 euro dhe çmimi i tretë me 300 euro.

Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Artistëve Figurativ të Mitrovicës.