Javën tjetër mbahet Festivali 'Lahuta, okarina, polifoni'
Organizuar nga Qendra për zhvillimin dhe promovimin e kulturës tradicionale, “Shkaba” në Prishtina nga 16 deri më 20 shtator 2019 mbahet Edicioni i Parë i festivalit “Lahuta, okarina, polifonia”.
Festivali mbahet në ambientet e “Shkaba” dhe pritet të marrin pjesë studiues dhe interpretues të njohur të instrumenteve mijëra vjeçare shqiptare.
Qëllimi i organizimit të këtij festivali që për fokus ka instrumente arkaike shqiptare, sipas organizatorëve, është hapja e peticionit për inicimin për futje nën mbrojtje të UNESCO-s të lahutës, okarinës dhe këngëve kreshnike.
Gjatë ditëve sa do të zgjas ky festival, përveç interpretimeve në instrumente muzikore të trashëgimisë janë planifikuar edhe debate dhe ligjërata për trashëgiminë, rëndësinë për ruajtjen e saj, si dhe mënyrën që kjo trashëgimi të ruhet dhe të regjistrohet në UNESCO si trashëgimi shqiptare.
Një prezantim i veçantë është rezervuar gjatë ditëve të festivalit për dy prej instrumenteve më të vjetra shqiptar: lahutës dhe okarinës.