Nesër nis Festivali për Lahutën
21.10.2021 - 16:21
Për të tretën herë më radhë, nis nesër në Prishtinë festivali “Lahuta, okarina, polifonia”.
Festivali do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor 20212 në Qendrën për zhvillimin e kulturës tradicionale, “Shkabat” në Prishtinë.
Edicioni i këtij festivali i kushtohet dy rapsodëve që ndërruan jetë gjatë këtij viti, Shaqir Hoti dhe Sadik Abazaj.
Sipas programit, gjatë ditëve sa do të zgjas ky festival do të ketë prezantim të lahutarëve, interpretime në lahutë dhe këngë kreshnike.
Gjithë ashtu do të ketë edhe debate dhe bashkëbisedime për dhe rreth lahutës, okarinës dhe këngëve legjendare.
Programi i festivalit: