Festivali i Filmit në Venedik 2023. Foto: Facebook/QKK.
Filmi ‘Bota jonë’ shfaqet në Festivalin e Filmit në Venedik
08.9.2023 - 17:20
Filmi “Bota jonë” i regjisores, Luana Bajrami është shfaqur mbrëmë në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venedik në Itali.
Filmi “Bota jonë” produksion kosovaro -francez garon në “Orizzonti Extra” në kuadër të këtij festivali.
“Bota jonë” është produksioni i parë që përfiton nga marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik që Franca dhe Kosova nënshkruan në Festivalin e Filmit në Kanë 2022.
Para tij, në Venedik janë shfaqur filmat: “House keeping for beginners”, me aktore Rozafa Çelaj e Ilire Vinca dhe “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj.