Pamje nga ekspozita ‘Brand New Ancients’. Foto: KALLXO.com.

Ekspozita ‘Brand New Ancients’, gërshetim i së kaluarës me të tashmen e si motiv për të ardhmen

Krijuesi Dardan Zhegrova ka hapur të enjten në mbrëmje ekspozitën e tij personale, “Brand New Ancients” në Galerinë Kombëtare të Kosovë në Prishtinë.

Ekspozita “Brand New Ancients” është vazhdimësi e hulumtimit të temave të fëmijërisë nga ana e autorit, që shprehet përmes katër kapitujve, me vepra të konceptuara së fundmi.

Përmes kësaj ekspozite autori lidh të kaluarën e tij me të tashmen si një motiv për të ardhmen.

Kuratorja e ekspozitës, Cathrin Mayer tha për KALLXO.com se përmes kësaj ekspozite, krijuesi Dardan Zhegrova i prezanton publikut një histori të memorizuar nga fëmijëria duke e krijuar një lidhej me të tashmen.

“Ekspozita përqendrohet në idenë e krijimit të momenteve ku përvojat e kaluara transformohet në një të tashme të gjallë e këto përvoja portretizohen përmes instalacioneve të shtrira që integrojnë tekstile, tinguj e skulptura të vendosura brenda një skenografie gjithëpërfshirëse”- ka thënë kuratorja Mayer.

Autori i ekspozitës ‘’Brand New Ancients’, Dardan Zhegrova dhe kuratorja Cathrin Mayer. Foto: KALLXO.com.

Ndërsa, Dardan Zhegrova tha për KALLXO.com se hapja e ekspozitës personale në GKK-në është një hap para drejt rrugëtimit të tij artistik.

“Në ekspozitë kam sjell edhe të kaluarën time, p.sh., këto skulpturat janë vizatimet që i kam bërë në 2007, pra është e kaluar duke e informuar të tashme e duke më drejtuar drejt së ardhmes”- tha Zhegrova.

Ekspozita “Brand New Ancients”  do të qëndrojë e hapur në GKK-në deri me 4 janar 2024.